Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër një të pandehuri për kontrabandim me migrantë.
Në njoftimin e prokurorisë i pandehuri A.H. akuzohet edhe për veprën penale:
“pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”.
Prokuroria Speciale e Kosovës ka kërkuar nga gjykata që të pandehurin ta shpallë fajtor për veprat penale me të cilat ngarkohet dhe ta dënoj sipas ligjit.