Një aksident trafiku ka ndodhur sot mes një veture dhe motoçiklete në rrugën “Zhujë Selmani” në Pejë.
Zëdhënësi i Policisë së rajonit të Pejës, Driton Rugova, tha se si pasojë e këtij aksidenti kanë lënduar dy persona, të cilët janë dërguar në emergjencën e spitalit në Pejë.
“Sot rreth orës 17:30, Policia është i formuar për një aksident trafiku i cili ka ndodh në rrugën “Zhujë Selmani” në Pejë.
Në këtë aksident kanë qenë të involvuara një veturë dhe një motoçikletë, si pasojë e këtij aksidenti dy persona të cilët ndodheshin në motoçikletë kanë pësuar lëndime trupore, të njëjtit me autoambulancë janë dërguar në emergjencën e spitalit rajonal në Pejë”, tha ai.