Policia jep detaje për vdekjen e burrit në Skënderaj

Kronikë e zezë

Policia jep detaje për vdekjen e burrit në Skënderaj

Më: 28 dhjetor 2022 Në ora: 10:48
Ilustrim

Policia sot ka dhënë detaje lidhur me vdekjen e një burri në Skënderaj.

Dje, te lumi Klina burri është gjetur i vdekur nga familjarët e tij, derisa ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen e viktimës.

“Është raportuar se te lumi Klina, nga familjarët e tij ishte gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Sipas familjarëve viktima para dy dite kishte dalë nga shtëpia i cili kishte qenë me aftësi të kufizuara (nuk kishte folur). “, ka bërë të ditur PK.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Rasti është cilësuar si “Hetim i vdekjes”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat