Një burrë u arrestua dje në Prishtinë, pasi ia kishte vjedhur një gruaje telefonin celular.
Policia informoi se i dyshuari telefonin e kishte shitur te një mobi shop në Vushtrri, i cili u sekuestrua dhe iu kthye viktimës.
Rasti i vjedhjes ka ndodhur më 8 dhjetor.
“Me datën 27.12.2022 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se ia kishte vjedhur telefonin celular në vlerë 1300 euro viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”, ka informuar PK.