Vodhi vegla pune, arrestohet një person në Graçanicë

Kronikë e zezë

Vodhi vegla pune, arrestohet një person në Graçanicë

Më: 29 dhjetor 2022 Në ora: 10:06
Foto ilustrim

Një rast i vjedhjes së rëndë ka ndodhur dje në Graçanicë.

Policia ka njoftuar se atje është arrestuar një person pasi dyshohet se në disa objekte përcjellëse të një personi tjetër ka vjedhur vegla të punës.

Veglat e punës i janë kthyer viktimës, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“VJEDHJE E RËNDË | Graqanicë 28.12.2022 – 16:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se në një objekte përcjellës pronë e viktimës mashkull kosovar kishte vjedhur disa vegla- mjete pune.

Disa prej veglave të punës janë gjetur dhe ju kanë kthyer viktimës, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat