Një person është arrestuar mbrëmë në Fushë Kosovë, derisa në banesën e tij janë sekuestruar substanca narkotike.
Policia ka bërë të ditur se janë sekuestruar: 36 qese të substancës narkotike, të dyshuar marihuanë, gjashtë paketime të ndryshme të substancave, të dyshuara marihuanë, katër peshore, një mulli për bluarjen e substancave narkotike, dy pako letra (për mbeshtjellje të substancës narkotike) si dhe mobile për gjashtë telefona.
“Personi i dyshuar: B.M, mashkull, 31 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është dërguar në mbajtje me vendim e prokurorit të shtetit.
Ndaj tij është iniciuar një hetim në drejtim të veprën penale, Blereje, posedim,shpërndarje e paautorizuar e substancave narkotike, psikotrope ose analoge.”, ka informuar Policia.