​Sulmohen disa policë në Prizren, arrestohen katër persona të dyshuar

Kronikë e zezë

​Sulmohen disa policë në Prizren, arrestohen katër persona të dyshuar

Më: 30 dhjetor 2022 Në ora: 09:48
Ilustrim

Katër persona, tre meshkuj dhe një femër janë arrestuar pasi kanë penguar dhe sulmuar zyrtarët policor që ishin në krye të detyrës zyrtare.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 15:00, në Prizren. Bëhet e ditur se tek njëri nga të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një thikë. Ndërkaq, policët kanë pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit tre të dyshuarit meshkuj janë dërguar në mbajtje, kurse e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti është inicuar si sulm ndaj personit zyrtar.

“Prizren 29.12.2022 – 15:00. Janë arrestuar tre meshkuj dhe një femër kosovarë-e, pasi të njëjtit kanë penguar dhe sulmuar zyrtarët policor që ishin në kryerje të detyrës zyrtare. Tek njëri nga të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një thikë. Katër zyrtar policore kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit tre të dyshuarit meshkuj janë dërguar në mbajtje, kurse e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat