Sekuestrohen dy armë zjarri në kryeqytet, arrestohet i dyshuari

Kronikë e zezë

Sekuestrohen dy armë zjarri në kryeqytet, arrestohet i dyshuari

Më: 30 dhjetor 2022 Në ora: 12:00
Ilustrim

Një person është arrestuar dje në Prishtinë, ndërsa i janë konfiskuar dy armë zjarri.

I arrestuar dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në një aheng.

“Gjetja dhe sekuestrimi i armëve është kryer në rrugën Lidhja e Pejës, në Prishtinë, kur personi / automjeti me të cilin po lëvizte, është ndaluar nga policia. Pasi në stacionin policor, Jugu në Prishtinë, është iniciuar rast për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës, në konsultim me prokurorin e shtetit, personi i dyshuar është dërguar në stacionin policor të Malishevës, për intervistim lidhur me veprën përdorim i armës (dyshohettë ketë shtënë me armë zjarri në një aheng).”, ka informuar Policia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat