Një burrë është gjetur i vdekur dje në rrugë, në Podujevë.
Policia ka njoftuar se sipas familjarëve, viktima ka qenë duke vuajtur nga sëmundje të zemrës.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se e ka gjetur të shtrirë në trotuar viktimën mashkull kosovar.
Në konsultim me prokurorin trupi i pajetë u është liruar familjarëve”, është bërë e ditur në raportin 24 orësh të Policisë.