Kapet në flagrancë i dyshuari për shitblerje të drogës në Pejë

Kronikë e zezë

Kapet në flagrancë i dyshuari për shitblerje të drogës në Pejë

Më: 1 janar 2023 Në ora: 10:41
Foto ilustrim

Patrullimi nga një njësi e Policisë së Trafikut gjatë ditës së djeshme në rrugën “Muharrem Pasha” në Pejë ka rezultuar me kapjen dhe arrestimin e një personit të dyshuar për shitblerje dhe shpërndarje të drogës dhe sekuestrimin e një sasie të substancave narkotike, të llojit heroinë.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se bëhet fjalë për A.D., i cili u arrestua pasi Policia e ndaloi nën dyshimet për gjësende të kundërligjshme dhe te i njëjti u gjetën pesë qese me heroinë.

Sipas informacioneve, i dyshuari ka qenë bashkë me dy persona të tjerë, por të cilët nuk dyshohen të jenë përfshirë në këtë vepër penale. Droga që iu gjet të dyshuarit është sekuestruar nga ana e zyrtarëve policorë, teksa të rinjtë janë shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Njëri prej tyre e zbulua se ishte në kërkim policor për një rast tjetër, ndërsa i dyshuari që u arrestua për drogë është intervistuar nga hetuesit policorë për veprën me të cilën ngarkohet.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit ndaj tij është nxjerrë aktvendim për ndalim, kurse veprimet e tjera do të ndërmerren brenda afatit ligjor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat