Arrestohet një person në Prishtinë, tentoi ta rrahte nënën e tij

Kronikë e zezë

Arrestohet një person në Prishtinë, tentoi ta rrahte nënën e tij

Më: 2 janar 2023 Në ora: 10:07
Ilustrim

Është arrestuar një person në Prishtinë, pasi kishte tentuar ta rrahte nënën e tij.

Bëhet e ditur se i dyshuari pas trajtimit mjekësor  në klinikën e psikiatrisë me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte ushtruar dhunë ndaj nënës së tij, viktimës femër kosovare  të cilën kishte tentuar ta sulmoj fizikisht. I dyshuari pas trajtimit mjekësor  në klinikën e psikiatrisë me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raportin e policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat