Arrestohet ferizajasi, pasi e rrahu ish-gruan dhe tentoi t’i hynte me dhunë në banesë

Kronikë e zezë

Arrestohet ferizajasi, pasi e rrahu ish-gruan dhe tentoi t’i hynte me dhunë në banesë

Më: 3 janar 2023 Në ora: 08:50
Foto ilustrim

Një person është arrestuar në Ferizaj pasi ishte i përfshirë në një rast të dhunës në familje dhe lëndimit trupor.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se G.Sh., i arrestuari, kishte tentuar të futet me dhunë në banesën e ish- bashkëshortes së tij SH.R, të cilës i kishte shkaktuar lëndime trupore.

“Viktima për ndihmë mjekësore është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj dërgohet në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ‘Dhunë në familje dhe lëndim trupor'”, thuhet në njoftimin e lëshuar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat