Gjuajtën me armë, arrestohen tre burra dhe një grua në Prizren

Kronikë e zezë

Gjuajtën me armë, arrestohen tre burra dhe një grua në Prizren

Më: 3 janar 2023 Në ora: 10:16
Foto ilustrim

Tre burra dhe një grua nga Prizreni janë shoqëruar në polici, të dielën.

Ata në rrjetet sociale kishin publikuar video duke shtënë me armë zjarri.

Në raportin e policisë thuhet se nga të dyshuarit janë konfiskuar një AK-47 dhe dy pistoleta.

Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat