Ushtroi dhunë ndaj gruas dhe vajzës së tij, arrestohet një person në Shtërpcë

Kronikë e zezë

Ushtroi dhunë ndaj gruas dhe vajzës së tij, arrestohet një person në Shtërpcë

Më: 3 janar 2023 Në ora: 22:00
Foto ilustrim

Sot, rreth orës 17:00  policia e stacionit në Shtërpcë ka pranuar një informacion se në fshatin Firajë të Shtërpcës ishte një rast i dhunës në familje.

Në lidhje me këtë, policët hetues të Njësisë së Dhunës në Familje menjëherë i kanë marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Me këtë rast kanë arrestuar personin SH.S (M/K) i moshës 42 vjeçar, i cili shkak i disa mosmarrëveshjeve kishte shkaktuar dhunë në familje, duke kërcënuar bashkëshorten dhe vajzën e tij.

Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Shtërpcë dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj dërgohet në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar " Dhunë në familje "

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat