Policia e Kosovës sot ka arrestuar A.G për shkak se ishte I dyshuar për disa vjedhje në periudha të ndryshme kohore, kryesisht vjedhje nga veturat.
A.G 31-vjeçar, kishte qenë në kërkim që nga muaji gusht i vitit të kaluar.
“Puna e hetuesve të stacionit policor të Obiliqit është finalizuar sot, ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arrit që të arrestojnë personin e dyshuar: – A.G. mashkull,31 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës (i kërkuar që nga muaji gusht i vitit 2022).
Personi i dyshuar me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, dhe ndaj tij është iniciuar procedurë për së paku 7 raste të vjedhjeve të rënda”.