Ushtron dhunë psikike ndaj gruas dhe vajzës, arrestohet

Kronikë e zezë

Ushtron dhunë psikike ndaj gruas dhe vajzës, arrestohet

Më: 4 janar 2023 Në ora: 09:38
Foto ilustrim

Policia në Shtërpcë mbrëmë ka arrestuar një person.

Raportohet se i njëjti ka ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij.

Organet e rendit njoftojnë se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Nuk jepen detaje tjera.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat