Digjen pesë vetura në Pejë, policia po e heton rastin

Kronikë e zezë

Digjen pesë vetura në Pejë, policia po e heton rastin

Më: 4 janar 2023 Në ora: 10:20
Policia njofton se në vendin e ngjarjes janë identifikuar tre pronarët.

Pesë vetura janë përfshirë nga zjarri në orët e para të mëngjesit të së martës në Pejë.

Policia njofton se në vendin e ngjarjes janë identifikuar tre pronarët.

“Rr. Qerim Muriqi, Pejë  03.01.2023-03:54. Është raportuar se në rrethana të panjohura janë përfshirë nga zjarri pesë vetura. Në vendin e ngjarjes janë identifikuar tre pronarët, viktima meshkuj kosovarë, kurse dy të tjerë ende nuk janë identifikuar”, thuhet në raportin policor.

Rasti i cili është iniciuar si “Zjarrvënie”, është duke u hetuar nga policia.

Pamjet e veturave të djegura janë publikuar nga faqja “Peja në Fokus” në Facebook. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat