Policia e Kosovës ka raportuar se gjatë kontrollit të valixheve në Aeroportin e Prishtinës, një personi i është gjetur dhe sekuestruar një elektroshok me mbishkrimin “Police”.
Me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
“Aeroporti i Prishtinës 03.01.2023-04:00.
Gjatë kontrollit në valixhet e një të dyshuari kosovar është gjetur dhe sekuestruar një elektroshok me mbishkrimin police. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.