Një rast shantazhi është hapur në polici, ku nga një burrë janë kërkuar 300 dollarë në të kundërtën do të bëhej publikimi i disa fotove të tij.
Sipas policisë, viktima mashkull kosovar ka raportuar se përmes rrjeteve sociale ka rënë në kontakt me një person deri më tani të panjohur, i cili është paraqitur si femër, dhe po përmes rrjeteve sociale viktima i ka dërguar disa foto tek i/e dyshuara.
Pastaj “personi i/e dyshuar e ka shantazhuar viktimën se nëse nuk ia dërgon 300 (tre qind) $ do t’ia publikojë fotot në rrjete sociale”.
Policia njofton se në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit dhe rasti vazhdon të hetohet.