Është arrestuar një person në Han të Elezit, pasi hyri në një fabrikë dhe kreu vjedhje.
Policia thotë se i dyshuari është punëtor i kësaj fabrike, derisa rasti është iniciuar si “Keqpërdorim i besimit”.
Ai është dërguar në mbajtje.
“KEQPËRDORIM I BESIMIT | Hani i Elezit 13.12.2022 – NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovare punëtor i një fabrike, nën dyshimin se me traktor është futur në hapësirat e fabrikës dhe ka kryer vjedhjen. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.