Sot rreth orës 10:00 kemi pranuar informatën për një përleshje fizike mes disa personave në një shkollë në Prishtinë. Kështu ka njoftuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Me këtë rast është lënduar një person, ka thënë ajo, e të cilit i është dhënë trajtimi i nevojshëm mjekësor.
Nga ana e zyrtarëve policor, të stacionit jugu në Prishtinë, janë arrestuar katër persona të dyshuar meshkuj të mitur, të cilët pas intervistimit nga ana e policisë me vendim të prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje.
Ndaj tyre është inicuar rast për veprën lëndim trupor.