Policia e Kosovës ka raportuar se në Aeroportin Ndërkombëtar Adem Jashari, është ndaluar një person.
Ai dyshohet se ka falsifikuar vizën në pasaportë.
Dokumenti i falsifikuar është konfiskuar, kurse i dyshuari pas intervistimit është liruar.
Rasti shkon në procedurë të rregullt.