Tre persona janë ndaluar dje në Drenas, ku gjatë kontrollit në automjet e tyre, u janë gjetur dhe konfiskuar 46 fishekë, një thikë dhe një sasi substancë e dyshuar narkotike.
Gjatë kontrollit në banesën e njërit prej tyre, është gjetur një pistoletë pa fishekë.
Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt.
Nuk jepen detaje tjera.