Dy burra janë arrestuar dje në Shtërpcë.
Ata u arrestuan nën dyshimin se kanë sulmuar fizikisht një burrë.
Policia sot ka informuar se viktima ka pranuar tretman mjekësor.
Ndërsa, të dyshuarit, sipas Policisë, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje.