Policia njofton për hapjen e një rasti “bashkësi jashtëmartesore me personin nën 16-vjeç” në Malishevë.
Policia ka arrestuar një burrë pasi biri i tij dyshohet se ka kryer veprën e cekur më lartë, duke bashkëjetuar me një të mitur.
Njoftimi i plotë i policisë:
BASHKËSI JASHTËMARTESORE ME PERSONIN NËN 16-VJEÇ /Malishevë 09.01.2023 – 16:07. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i biri i tij i mitur mashkull kosovar ishte duke bashkëjetuar me të miturën femër kosovare. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.