Dy persona janë arrestuar pasi kanë sulmuar një person tjetër në vendin e tij të punës.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të martën rreth orës 10:35 në rrugën “Fadil Ferati”, në Istog.
Tutje në raport bëhet e ditur se nuk raportohet për lëndime.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që kanë sulmuar viktimën mashkull kosovar në vendin e tij të punës. Nuk raportohet për lëndime”, thuhet në raport.
Po ashtu siç bëhet e ditur në raport, nga të dyshuarit është konfiskuar një thikë.
“Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet ndër të tjera në raport.