Sot në fshatin Nikaj të Kaçanikut, policët e stacionit në Kaçanik kanë arrestuar një person.
Personi kërkohej me urdhëresë të gjykatës. I arrestuari është A.G (M/K) i moshës 29 vjeçare.
Sipas policisë, ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’Dhunë në familje’’ me dënim burgimi prej 65 ditëve.
“Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftimin e policisë.