Sot rreth orës 11:00, në stacionin policor qendra në Prishtinë, është raportuar për një rast kanosje përmes telefonit dhe rrjeteve sociale.
Menjëherë pas raportimit policia ka filluar trajtimin e informacioneve si dhe ka ndërmarrë veprimet e nevojshme operativo-hetimore, të cilat kanë rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit: I.K mashkull, 25 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.
Personi i dyshuar pas intervistimit me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, për veprat kanosje dhe armëmbajtje pa leje, pasi që të njëjtit i është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri dhe një thikë.
Pas verifikimit të personit në fjalë, ka rezultuar se i njëjti kërkohej me urdhëresë të gjykatës, për një dënim 3 vjet burg, urdhëresë kjo që do të realizohet në koordinim me prokurorin dhe institucionet tjera kompetente.