Një person ka raportuar se është kanosur nga një punëtor i bankës lidhur me një kredi.
Sipas Policisë, rasti ka ndodhur në rrugën “Krajl Petër” në Mitrovicë, të premten rreth orës 16:00.
“Është njoftuar prokurori dhe rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e Policisë.