Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku.
Ngjarja ka ndodhur të shtunën në Banjë të Istogut.
Akoma janë të paqarta rrethanat e ngjarjes.
Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, njofton raporti 24 orësh i policisë.