Një burrë është gjetur i shtrirë dhe i alivanosur në një fushë në Podujevë.
Kur viktima është dërguar për trajtim mjekësor, mjeku ka konstatuar vdekjen e tij.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Njoftimi i plotë i policisë:
HETIM I VDEKJES/Podujevë 15.01.2023 – 12:50. Një mashkull kosovar është gjetur i shtrirë në fushë i alivanosur. Në vendin e ngjarjes ka dalur ekipi mjekësor, kanë marrë viktimën për ta dërguar në trajtim mjekësor. Mjeku kujdestar nga emergjenca ka konstatuar se viktima ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion.