Një person është lënduar rëndë në një aksident komunikacioni që ka ndodhur në magjistralen Pejë-Prishtinë, në fshatin Gllaviçicë.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, tha se i lënduari në aksidentin ku mes një autobusi dhe një veture ka marrë lëndime serioze dhe është dërguar në emergjencën e Spitalit të Pejës.
“Rreth orës 12:55 policia është njoftuar për një aksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, konkretisht në fshatin Gllaviqicë. Aksidenti ka ndodhur mes një autobusi dhe një veture.
Një person është lënduar dhe ka pësuar lëndime serioze, është dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal”, ka thënë Gashi.