Një veturë sot rreth orës 13:30 ka goditur një këmbësore në rrugën Prishtinë - Fushë Kosovë.
Si pasojë e këtij aksidenti ka mbetur e lënduar këmbësorja.
Lajmin për teve1.info e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.
Ajo ka thënë se këmbësorja është dërguar për tretman mjekësor.
“Rreth orës 13:30 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë -Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësore dhe një automjet. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësorja, e cila është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti.
Tutje Ahmeti ka bërë të ditur se me rastin po merret njësiti i trafikut.