Të dielën e 15 janarit në mbrëmje, është gjetur një person i moshës madhore pa shenja jete, afër lumit Sitncia, në fshatin Kçiq të Mitrovicës.
Për këtë rast, zëdhënësi i Policisë në Mitrovicë, Avni Zahiti, ka thënë se viktima është identifikuar gjatë ditës së hënë (sot).
Ai bëri të ditur se viktima me iniciale H. B. është 21 vjeçar nga Komuna e Klinës dhe se i njëjti ishte raportuar nga familjarët e tij i zhdukur me 28 dhjetor 2022 në Klinë.
“Viktima i rastit “vdekje e dyshimtë” i gjetur pa shenja jete pasditen e djeshme në fshatin Kçiq të Mitrovicës, është identifikuar sot; H. B. 21 vjeçar, nga Klina. I njëjti ishte raportuar nga familjarët e tijë i zhdukur me datën 28 dhjetor 2022 në Klinë”, ka thë në Zahiti.