Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Prizren.
Si pasojë e këtij aksidenti ka edhe persona të lënduar.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi tha se deri më tani nuk e dinë saktësisht numrin e personave të lënduar.
Ai theksoi se njësitë e policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me rastin në fjalë.