Arrestohet gruaja nga Prizreni, ushtroi dhunë ndaj djalit të saj 13-vjeçar

Kronikë e zezë

Arrestohet gruaja nga Prizreni, ushtroi dhunë ndaj djalit të saj 13-vjeçar

Më: 17 janar 2023 Në ora: 10:01
Ilustrim

Një grua nga komuna e Prizrenit është arrestuar dje pasi ka ushtruar dhunë ndaj djalit të saj.

Përmes raportit 24-orësh, Policia bën të ditur se viktima është 13-vjeç.

“E dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Rasti po trajtohet si “Dhunë në familje”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat