Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në Kaçanik

Kronikë e zezë

Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në Kaçanik

Më: 23 janar 2023 Në ora: 16:34
Foto ilustrim

Me datën 18.01.2023 rreth orës 07:50 policia e stacionit në Kaçanik kishte pranuar një informacion se në rrugën " Ismajl Raka" në Kaçanik ishin kryer dy vjedhje në dy kafiyeritë e qytetit, ku nga persona të panjohur ishin vjedhur një shumë e parave dhe disa pije(shishe) të alkoolit.

Në lidhje me këtë policët hetues të stacionit në Kaçanik nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj i kishin nisur hetimet.

Pas një pune intensive hetimore, grumbullimit të informacioneve në terren, shikimit të kamerave të sigurisë, kanë identifikuar dhe sot, datë 23.01.2023 rreth orës 11:00 kanë arrestuar të dyshuarin I.R (M/K) i moshës 17 vjeçar.

I dyshuari është shoqëruar në satacionin e policisë në Kaçanik dhe pas intervistimit nga policët hetues, në prani të avokatit të caktuar sipas detyrës zyrtare ka pranur se i vetëm i ka kryer këto vjedhje.

Me vendim të prokurorit të rastit është derguar në mbajtje  për 24 orë, për procedura të mëtjeme hetimore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat