Pas një sëmundje të rëndë, ka ndërruar jetë oficeri i Policisë së Kosovës dhe veterani i UÇK-së, Latif Daka.
Lajmin e kanë bërë të ditur vetë familjarët në rrjetet sociale.
Ata kanë njoftuar se varrimi i të ndjerit bëhet nesër (e mërkurë) në ora 14:00, në fshatin e lindjes, Vërshecë, Komuna e Suharekës.
“I qoftë i lehtë dheu i Kosovës, që aq shumë e çmoi e dha për të! Qoftë i përjetshëm kujtimi për të”, thuhet në njoftimin e familjes.
![Image](/media/botasot.info/images/2023/January/24/auto_324428421_714623740236520_2237312753038947598_n1674556350.jpg)