Policia e Kosovës ka arrestuar një qift bashkëshortor në Fushë Kosovë.
Sipas raportit 24 orësh të PK-së, burrë e grua u arrestuan për shkak se kishin një mosmarrëveshje në shtëpinë e tyre.
Rasti është hapur si “dhunë në familje”.
Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Raporti i plotë i PK-së:
DHUNË NË FAMILJE
Fushë Kosovë 28.01.2023 – 13:10. Janë arrestuar dy të dyshuar qift bashkëshortor mashkull dhe femër kosovar/e për shkak të një mosmarrëveshje me njëri tjetrin shtëpinë e tyre. Të dyshuarit me vendim të prokurorit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.