Një person është gjetur pa shenja jete në Gllogoc.
Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:12.
Sipas raportit policor, viktima u dërgua në QKMF -në e Gllogocit, ku edhe u konstatua vdekja e tij.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë, ndërsa trupi i pajetë me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion” thuhet në raportin e policisë.
Rasti është inicuar si “Hetim mbi vdekjen”.