Policia e Kosovës ka gjetur gati 14 gramë kokainë mbrëmë në shtëpinë e një personi në Prizren.
Sipas raportit të Policisë, personi në fjalë është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje, ndërsa i janë gjetur dhe konfiskuar edhe një peshore elektronike dhe dy telefona.
Rasti ka ndodhur në rrugën Enver Hadri në këtë qytet.
POSEDIM I SUBSTANCAVE NARKOTIKE
Rr. Enver Hadri, Prizren 30.01.2023-19:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar dy qese plastike me 13.94 gr substance e dyshuar narkotike e llojit kokainë. Në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar një peshore elektronike dhe 2 telefona. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.