Policia e Kosovës ka arrestuar të martën në Prizren pesë të dyshuar për marrje me prostitucion.
Policia njofton se të njëjtit dyshohet se e kanë kryer veprën penale në bashkëveprim.
“Raportohet se me datë 31.01.2023 janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovarë, nën dyshimin se të njëjtit në bashkëveprim kanë kryer veprën penale të lartcekur”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.
Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt.