Policia e Kosovës e ka arrestuar një person në Lipjan.
Ai fillimnisht i ka ikur policisë dhe më pas ka hedhur një sasi të narkotikëve nga vetura.
Policia e ka arrestuar atë si dhe ka arritur ta sekuestrojë sasinë e drogrës.
“Lipjan 01.02.2023 – 00:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që fillimisht me veturë nuk iu është ndalur policisë, dhe gjatë ikjes ka hedhur një sasi të narkotikëve nga vetura, e më pas është ndaluar, sasia e narkotikëve është sekuestruar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.