Nëna nga Skenderaj përfundon në Polici, dyshohet se ushtroi dhunë ndaj fëmijës 6-vjeçar

Kronikë e zezë

Nëna nga Skenderaj përfundon në Polici, dyshohet se ushtroi dhunë ndaj fëmijës 6-vjeçar

Më: 5 shkurt 2023 Në ora: 11:30
Foto ilustrim

Jo rrallëherë fëmijët keqtrajtohen nga prindërit e tyre. Në shumicën e këtyre rasteve, viktima janë të miturit, ndaj të cilëve ushtrohet dhunë fizike e psikike. Për një rast të tillë, që ka ndodhur në fshatin Qirez të Skenderajt, Prokuroria ka nisur hetimet ndaj një nëne 25-vjeçare.

Burimet nga Prokuroria bëjnë me dije se e dyshuara (emër i njohur për redaksinë, që nuk do të publikohet me qëllim të ruajtjes së identitetit të viktimës së mitur) përfundoi në Policia pasi fillimisht denoncoi burrin e saj për dhunë në familje.

Gjatë hetimeve preliminare të Policisë, u zbulua se ajo e ka goditur me shuplakë fëmijën e saj 6-vjeçar, për çka e dyshuara u intervistua nga hetuesit policorë, ku tregoi në detaje rastin,

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që ndaj të dyshuarës të iniciohet rasti për veprën penale “Keqtrajtim apo braktisja e fëmijë”.

Ndryshe, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës “Prindi, prindi adoptues, kujdestari apo personi tjetër që ushtron autoritet prindëror mbi fëmijën, i cili keqtrajton fëmijën e tillë duke përdorur masa fizike apo mendore ose shkel detyrimin e tij për përkujdesje dhe edukim të fëmijës, dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në tre (3) vjet.”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat