Një grua është arrestuar nga policia në orët e para të së dielës.
Ajo dyshohet se e ka sulmuar fizikisht një burrë.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor.
Ngjarja ndodhi në rrugën “Halim Zariqi” në Prishtinë, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
Është konsultuar prokuroi i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit palët të lirohen dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt