Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është gjetur pa shenja jete në fshatin Kervasari të Malishevës.
Sipas policisë viktima mashkull kosovar është gjetur i shtrirë në tokë, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij.
Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion, thuhet në raportin e policisë.
Detaje më të hollësishme nuk janë dhënë.