Një person i vdekur është gjetur mbrëmë në banesën e tij në Prishtinë.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, në rrugën “Sylejman Vokshi” në kryeqytet, mbrëmë gjatë orës 18:35, u konstatua vdekja e të ndjerit nga ekipi mjekësor.
Me vendim të prokurorit truipi i tij është dërguar në IML për obduksion.
HETIM I VDEKJES
Rr. Sylejman Vokshi, Prishtinë, 07.02.2023 – 18:35. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur i vdekur në banesën e tij ku ishte duke banuar. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.