Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në Prishtinë.
Pasi të njëjtit janë përleshur fizikisht mes vete si pasojë e një kontesti pronësor.
Si pasojë e përleshjes të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore, për çka u është ofruar tretmani mjekësor.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, thuhet në raportin e policisë.