Dy persona janë arrestuar në Joshanicë të Leposaviqit pasi kishin kontrabanduar nga Serbia 36 kafshë shtëpiake.
Sipas raportit të Policisë, të dyshuarit janë kapur dje gjatë ditës, pasi ilegalisht e kanë kaluar kufirin nga Serbia, me një kamion në të cilin ishin të ngarkuar 25 dele, 7 qengja, dy dhi dhe dy keca.
Pas intervistimit ata janë liruar, ndërkaq kafshët u dërguan në terminal doganor për të vazhduar me procedurat.
KALIM ILEGAL I KUFIRIT
Joshanicë, Leposaviq 07.02.2023 – 11:40. Janë shoqëruar në stacionin policor dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që kishin kaluar kufirin ilegalisht, ndërsa në automjetin e tyre kishin të ngarkuar 25 dele, 2 dhi, 7 qengja dhe dy keca pa dokumentacionin përkatës. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar, ndërsa kafshët janë dërguar në terminal doganor për procedurë të mëtutjeshëm.