Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një shtetas maroken në Lipjan.
Sipas policisë i arrestuari dyshohet, se ka vjedhur nga ankuesi mashkull kosovar gjësende me vlerë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje, thuhet në raportin e policisë.
Policia nuk ka dhënë detaje të tjera për rastin.